E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Turqi, mosmarrëveshje mes pilotëve të Red Bull

Gara e Stambollit mund të ndryshojë rrjedhën e botërorit të Formula 1. Protagonistët e mëdhenj të sezonit prishin ekuilibrat. Red Bull con dëm mundësinë më të mirë për të shtrirë dominimin e tyre mbi cirkuitin e Turqisë, me një tjetër dopietë, që dukej e kryer kur egoizmi i pilotëve shkatërron gjithcka, duke i dorëzuar McLaren fitoren...

“Ishim pranë njëri-tjetrit, pastaj Sebastian u spostua papritur djathtas dhe u përplasëm” shpjegoi Vebber, ndërkohë që replika e Vettel nuk lë dyshim për carjen në marrëdhëniet mes tyre: “Imazhet e incidentit i keni parë të gjithë. U duk qartë se ishte ai që bëri një manovër të gabuar”. Kështu, Cmimi i Madh i Turqisë ka nxjerrë në evidencë mbi të gjithë raportin aspak të mirë mes dy pilotëve të skuderisë austriake: Sebastian Vettel e Mark Vebber, por njëkohësisht edhe hapat përpara të McLaren dhe Mercedes. Dopieta në Stamboll do të kishte qenë fatale për rivalët e Red Bull, por në një mënyrë apo një tjetër ata arritën të shkatërrojnë vetë cdo gjë.

Nga përplasja me Vettel, australiani Vebber nuk ka mundur të marrë më shumë se vendi i fundit i podiumit, duke i lejuar fitoren e dyfishtë McLaren, që përvecse ka mbërritur frikshëm pas tij me dy pilotët. Jenson Button dhe Luis Hamilton, i ka rrëmbyer kryesimin e kampionatit për konstruktor Red Bull, duke i kaluar me 1 pikë, ndërsa vazhdon perfomanca e varfër e Ferrarit, që po i vë në vështirësi pilotët e skuderisë italiane.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›