E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transportonte dru kontrabandë, arrestohet

Elbasan- Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia nën akuzën e kontrabandës së druve. Ai u kap teksa ishte duke transportuar dru pa dokumentacionin përkatës si dhe kishte falsifikuar lejen e transportit dhe datën e kolaudimit.

“Servet Disha lindur në Librazhd e banues në fshatin Lekaj në Kavajë është kapur nga shërbimet e policisë, pasi gjatë kontrollit të mjetit tip IFA me targa KJ 0786 A të ngarkuar me lëndë drusore rezultoi se nuk kishte dokumente shoqërues të sasisë së druve”- thanë burimet e policisë.

Po kështu nga verifikimet rezultoi se kishte korrigjuar datën e kolaudimit dhe e lejes së transportit të mjetit. Mësohet se mjeti sëbashku me ngarkesën drusore janë sekuestruar ndërsa ka filluar hetimor për falsifikim të dokumentave dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›