E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll per dokumente, gjejne makine te mbushur me hashash

Durres- Kontrollojne makinen per dokumente dhe parkimin e gabuar, policet e rrugores zbulojne 102 kg droge. Duke zbardhur dita e djeshme, sherbimet e Policise se Durresit gjate patrullimit ne aksin rrugor Durres-Tirane, ne vendin e quajtur Maminas, buze autostrades, kane konstatuar nje mjet tip "Benz 200", ngjyre gri, te parkuar ne ane te rruges. Duke dyshuar se automjeti mund te ishte i vjedhur dhe me pas i braktisur nga autoret, eshte bere transportimi i tij ne ambientet e Drejtorise se Policise Durres, ku i eshte nenshtruar kontrollit te imtesishem. Burime zyrtare konfirmuan se gjate ketij kontrolli, ne pjesen e bagazhit te sediles se pasme dhe te perparme te automjetit ndodhej nje sasi e konsiderueshme pakosh te mbeshtjella me material natriban. Menjehere dyshimet kane qene per lende narkotike kanabis sativa, qe u konfirmua nga hetimet e metejshme te eksperteve. "Rezultoi se pakot permbanin lende narkotike dhe sasia numerike e pakove ishte 102 cope me peshe 1 kg secila", njoftoi policia vendore. Por grupi hetimor nuk ka arritur te ndaloje ndonje person te dyshuar dhe hetimet po mbeshteten tek gjurmet e gishterinjve ne mjet dhe pronesia e tij. Agjentet po perpiqen te marrin informacione ne rruge operative, ndersa dyshohet se trafikantet mund te jene edhe nga zona e Maminasit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›