E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, kerkesa per pagese me bono pas 24 nentorit

Gjate javes tjeter te gjithe qytetaret mund te aplikojne prane ALUIZI-t per te bere pagesat e legalizimit te banesave te tyre me bono privatizimi. Me date 24 nentor hyn ne fuqi ligji i miratuar nga Parlamenti per kete qellim. Drejtori i ALUIZI-t per Tiranen, Agim Berisha, sqaroi proceduren se si qytetaret duhet te aplikojne prane ketij institucioni, per pagesen me bono privatizimi. Pas dates 24 nentor te gjithe qytetaret e interesuar duhet te paraqiten ne zyrat rajonale te legalizimeve per te bere kerkese. Ata duhet te deklarojne se jane te gatshem te paguajne ne letra me vlere dhe shumen deri ne te cilen mund te paguajne. Kerkesa duhet te behet brenda tre muajve nga data e hyrjes ne fuqi e ligjit. Sipas ligjit te sapo miratuar lejohet te paguhet me letra me vlere deri ne 50 per qind e shumes. Nderkohe kush ka paguar deri tani, mund te dorezoj letrat me vlere dhe te rimbursohet nga Agjencia e Legalizimeve per shumen e paguar teper, para se sat e dilte ky vendim. Sipas Berishes, vetem ne Qarkun e Tiranes jane bere rreth 80 mije vetedeklarime, nderkohe qe 30 mije prej tyre tashme jane pajisur me titull pronesie per objektet e tyre.

Tregu

Futja ne fuqi e ligjit per perdorimin e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimit, pritet te rrite vleren e tyre ne tregun e lire. Ky vendim duket se favorizon ata individe te cilet kane perfituar me shume nga zenia e prones se ish-pronareve legjitim pasi ul ndjeshem faturen e pageses pasi sot nje bono privatizimi 10 mije lekeshe blihet aktualisht ne treg me vetem 14.5 per qind te vleres se saj. Para zgjedhjeve, kur u propozua ky ndryshim ligjor nga 3 deri 4 per qind qe shiteshin ne treg keto letra,perqindja u rrit ne 10 per qind, tashme ka shkuar ne 14.5 per qind dhe me hyrjen ne fuqi te ligjit do te rritet edhe me teper.

Bono privatizimi

Sipas te dhenave zyrtare ne total jane emetuar 74.9 miliarde leke bono privatizimi, prej te cilave u jane shperndare publikut 51.2 miliarde leke. Nga keto jane perdorur deri tani ne proces privatizimi 10 miliarde leke nderkohe qe mbeten te shperndara dhe te paperdorura 41 miliarde leke te tjera. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010.

d.xh


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›