Ronaldinho i lumtur në Flamengo

Sulmuesi i Flamengos, Ronaldinho nuk dëshiron të largohet nga klubi brazilian dhe të kthehet në Evropë, sipas vëllait dhe menaxherit të tij, Roberto de Assis Moreira.
Ish ylli i Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho spekulohej me transferim te skuadra greke Panathinaikos pasi ishte ankuar se nuk është paguar nga Flamengo për katër muaj. Mirëpo, menaxheri i tij ka thënë se 31 vjeçari është i lumtur të mbetet në Rio de Janeiro.
“Nuk kam biseduar me askënd rreth transferimit të mundshëm. Ai është shumë i lumtur këtu” tha Assis për Lancenet.