E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ndërhyn për të shuar konfliktin, plagoset 38-vjeçari

Ka ndërhyrë për të shuar një konflikt të castit mes një grupi të rinjsh dhe është plagosur vetë. Mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 9 të Korcës një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në përplasje armësh mes tyre, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Artur Skrapi, 38 vjeç.

I lënduari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korcës për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se personi i plagosur nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por ka mbetur i plagosur pas ndërhyrjes për të ndarë palët e përfshirë në konflikt.

Efektivët e policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij. Ndërkaq vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›