E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon:Të pakënaqur nga Azerbajxhani në raport me Hungarinë

Zyrtarët amerikanë thonë se ata “nuk janë të kënaqur” me shpjegimet nga Azerbajxhani dhe Hungaria, lidhur me lirimin e oficerit nga Azerbajxhani, i cili në mënyrë brutale e vrau ushtarin armen në një seminar të NATO-s në Hungari, para tetë vitesh.

Filip Gordon, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, tha se Uashingtoni vazhdon të shprehë “ankth dhe pakënaqësi” ndaj Hungarisë, për vendimin e saj që ta liroj ushtarin Ramil Safarov.

Ai tha se Uashingtoni, poashtu, është i pakënaqur edhe me qeverinë e Azerbajxhanit, e cila e amnistoi Safarovin pasi ai arriti në Baku. Zoti Gordon këtë rast e cilësoi si “provokim real në rajon”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›