E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i auditimit, maxhoranca i shmanget 84 votave

Pamundësia për të miratuar me shumicë të cilësuar një nen në ligjin e auditimit dhe ekspertit kontabël ka rikthyer debatet e ashpra mes pozitës dhe opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë. Qeveria duke u tërhequr nga varianti i parë që e quante vepër penale mosregjistrimin e audituesve në regjistrin e kombëtar të audituesve ka sjellë një variant që e cilëson atë shkelje administrative.

"Për shkak se ne si ekspertë patëm të themi, ngarkesën që formuluam një dispozitë, e cila më tutje nuk arriti të siguronte shumicen, atëherë ne si ekspertë thamë kundravajtje administrative, e cila nuk përjashton ndjekjen penale në rastin kur figura e caktuar do të jetë e parashikuar edhe në kodin penal", thote Linda Rusmali, drejtore juridike në MF.

Opozita në bllok ka kërkuar që para miratimit të këtij ndryshimi duhet të merret mendimi i komisionit parlamentar të ligjeve. "Në bazë të neneve 32, 38 të rregullores kërkojme që të shprehet komisioni i ligjeve lidhur me projektligjin që na ka ardhur dhe të këtij neni apostafat. E para, kushtetueshmërine e nenit që na ka ardhur dhe e dyta, përputhshmërinë me vendimin e gjykatës kushtetuese për këtë nen që na ka ardhur", tha Erion Brace, deputet e PS. Në variantin e qeverisë cdo ekspert kontabël që bën auditim të kompanive dhe që nuk regjistrohet në regjistrin kombëtar dënohet me gjobë 5 deri në 10 milion lekë.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›