Një tryezë për trashëgiminë
E lajmëruar për të premten, tryeza e rrumbullakët me temë “Trashëgimia kulturore e rrezikuar” do të mbahet sot, në orën 11:30 në godinën ku ka qenë ish-Instituti i Monumenteve të Kulturës apo e njohur ndryshe si Sarajet e Toptanasve. Ky aktivitet, që synon të sjellë në vëmendje gjendjen aktuale të monumenteve të kulturës në të gjithë Shqipërinë, nuk është ndërmarrje e ndonjë institucioni shtetëror që i ka në mbrojtje. E iniciuar nga Qendra Shqiptare e Trashëgimisë dhe me mbështetje nga fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, kjo tryezë do të fokusohet në evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga të cilat vuan aktualisht Trashëgimia Kulturore Shqiptare, mbledhjen dhe diskutimin e propozimeve të pjesëmarrësve në tryezë, lëshimin e një mesazhi të fortë për situatën alarmante në të cilën gjendet trashëgimia kombëtare, si dhe prodhimin e një dokumenti të përbashkët të pjesëmarrësve të tryezës, drejtuar institucioneve shtetërore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut.
#