E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia

Nga Kristaq Sotiri (1883-1970) trashëgojmë arkivin fotografik me rreth 15 mijë negativë. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove tipike të zanatit, dhe peizazhe që nuk shkojnë përtej Korçës, rrethinave dhe fshatrave të saj. Sotiri mbetet një fotograf lirik, që reflekton shumë botën nga vjen, Korçën civile, të viteve '30.

Ai u lind në Mborje të Korçës në vitin 1883. Ashtu si një pjesë e mirë korçarëve emigruan sa në Amerikë apo në Francë, edhe ai emigroi drejt "tokës së premtuar". Deri në vitin 1919 kishte një studio të vetën në Nju Jork. Në vitin 1922 u kthye në atdhe, në Korçë ku hapi studion "Sotiri". Krijimtaria e Sotirit gjithmonë është ekspozuar në formë shumë të kufizuar. Ajo ruhet në kushtet e shtëpisë ashtu siç e la artisti.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›