E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traumat e pasagjerëve të anijes, si të refugjatëve kosovarë

Të mbijetuarit e tragjedisë së anijes "Costa Concordias" po kalojnë momentet më të vështira të jetës së tyre, pasi kanë përjetuar ferrin e fundosjes së anijes.

“ Ata janë të çoroditur. Do të duhen muaj, ndoshta vite derisa ata të shërohen nga kjo tragjedi”, ka thënë në psikologu Stefano Milano, duke shtuar se gjendja e tyre është e ngjashme me atë të refugjatëve gjatë luftës në Kosovë .

"Atje kishte shumë njerëz që nuk kishin lajme për të dashurit e tyre. Shumë prej refugjatëve kishin stres post-traumatik si këtu. Ajo që e bën akoma më të vështirë këtu është se në luftë njerëzit e pranojnë traumën. Banaliteti këtu e bën më të vështirë ”, ka thënë Milano për AFP.

11 persona kanë vdekur dhe gati 20 figurojnë të zhdukur nga tragjedia në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›