E Diel, 1 Nëntor 2026

Travolta dhe Washington, në kinema për publikun

Aktorët Denzel Washington dhe John Travolta, duket se kanë shtuar kureshtjen e publikut për të ndjekur filmin The Taking of Pelham 123. Nga kinema Millenium bëhet e ditur se filmi ka ngjallur kureshtjen e publikut, i cili ka preferuar më shumë orët e mbrëmjes. Kështu pas një mungese gati 2 vjeçare, në ekranin e madh dy diva hollivudianë, kthehen dhe për më tepër në një film të vetëm. The Taking of Pelham 123 (Rrëmbimi i trenit Pelham 123) është aksioni

që i vendos aktorët Denzel Washington dhe John Travolta në rolet e protagonistëve. I pari është një ish drejtues i metrosë së Nju Jorkut, që pas akuzës për mitmarrje është caktuar të punojë në metro, ndërsa Rajder është personazhi i Travoltës, një kriminel i rafinuar që  merr peng një vagon të trenit Pelham 123 me 18 udhëtarë. Në këmbim të jetës së tyre, Rajder (Ryder) dhe banda e tij i kërkojnë qytetit plot 10 milionë dollarë, brenda një ore. Në të kundërt pas këtij afati për çdo një minutë jeta e një qytetari do të merrte fund. U desh ftesa e regjisorit të njohur Tony Scott që Denzel Washington dhe John Travolta të shënonin një duet protagonistësh antagonistë në filmin The Taking of Pelham 123, që sjell një ngjarjeje te pazakontë në një metro të New York-ut; një pengmarrje e përgjakshme për një grusht të mirë parash. Washington dhe Travolta vihen përballë njëri-tjetrit, në një luftë të fortë nervash, por edhe në inteligjencë. Filmi drejtohet nga regjisori i mirënjohur  Tony Scott, i cili gjithashtu vjen pas një mungese relativisht të ndjeshme në ekranin e kinemasë. Edhe dy protagonistët që ai zgjodhi për rolet kryesore gjithashtu kishin lënë një hapësirë bosh në ekranin e madh, ndonëse jo kaq të gjatë sa Scott. Denzel Washington kishte bërë dy filmat e tij në vitin 2007, ndërsa pas rikthimit në vitin 2009 shënon edhe tjetër film të ri që del këtë vit. John Travolta rolin e tij më të fundit e pati në vitin 2007, ndërsa në vitin 2008 i pati dhënë zërin një protagonisti në filmin Bolt. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›