Qytetarët: Institucionet nuk njohin kartat e identitetit
Që prej 1 janarit të vitit 2010 me vendim të Këshillit të Ministrave, karta e identitetit duhet të jetë mjeti bazë identifikimit e për pasojë certifikata nuk duhej më. Por shumë qytetarë kërkojnë akoma të pajisen me certifikatë pasi iu kërkohen në shumë institucione shtetërore si mjet identifikimi. Qytetarët paraqiten në zyrat e Gjendjes Civile, për pajisjen me certifikatë pa fotografi, sepse kërkohet nga institucione të ndryshme apo edhe ambasada të huaja edhe
pse e kanë kartën e identitetit, dokument pa të cilin zyra e Gjendjes Civile nuk kryen asnjë veprim. Karta e identitetit në fakt duhet të jetë dokumenti që shtetasit duhet të paraqesin në çdo institucion dhe vetëm fëmijëve nën moshën 16 vjeç duhet t'ju kërkohet certifikatë. Duke u bazuar në ligjin për Gjendjen Civile, ndryshuar në 12 qershor të 2009, neni numër 26, letërnjoftimi, thuhet : Dokumenti bazë i përhershëm për indentifikimin e shtetasve është letërnjoftimi. 2- Personat të cilët për efekt moshe, sipas ligjit nuk përfitojnë letërnjoftim pajisen nga zyra e gjendjes civile me certifikatën e lindjes me fotografi, sipas rregullave të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.