E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësi i kopshtit të fëmijëve, përdhunon 7 vajza

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zvicër ku një burrë i moshës 31 vjeçare, i punësuar në një kopsht fëmijësh, deklaroi se kishte përdhunuar shtatë vajza të vogla, nga mosha 18 muajshe deri në 7 vjeç.

Ky fakt denoncohet sot nga mediat vendase, duke i paraprirë kështu rezultateve të hetimit, shkruan noa.

Burri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në burg prej vitit 2011, pasi u ndalua për posedim të filmave pornografik me fëmijë.

Pas abuzonte me të miturit, punonjësi i kopshtit u ofronte karamele dhe biskota fëmijëve që të mos flisnin, ndërsa i mbante nën kontroll të vazhdueshëm./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›