Trazira në Londër, anulohet ndeshja Angli-Holandë

Ndeshja miqësore ndërmjet Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Holandës, e paraparë të zhvillohej të mërkurën mbrëma në stadiumin Wembley të Londrës, është anuluar për shkak të përleshjeve të rënda të tri ditëve të fundit në kryeqytetin anglez.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Anglisë. “Është një zhgënjim i madh që ndeshja ndërkombëtare kundër Holandës, e paraparë për të mërkurën, është anuluar”. Për këtë ndeshjes ishin shitur plot 70 mijë bileta.
Për shkak të përleshjeve të ashpra ndërmjet protestuesve dhe policisë, ku pati shumë të lënduar nga të dyja palët, është suspenduar edhe ndeshja e Carling Cup ndërmjet West Ham e Aldershot Town, e parapara të zhvillohej të martën.
Ishte vetë policia ajo që kërkoi nga West Hami që ta shtyjë lojën për 24 orë, informon klubi anglez. Rrugën e këtyre ekipeve e ndoqën katër skuadrat tjera: Charlton Athletic-Reading e Crystal Palace-Crawley Town, që ishte paraparë të luanin po ashtu të martën.