E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dr. House mbyllë ordinancën

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 09:21

Seriali i popullarizuar “Doctor House” po hynë në fazën e fundit, në sezonin e tij të tetë. E nënta me gjasë nuk do të xhirohet, sepse “të gjithë janë lodhur”.

Kryeprotagonisti, aktori britanik Hugh Laurie, tashmë ka njoftuar se seriali do të përfundojë, ndërsa tani këtë gjë e ka pohuar edhe shefi i Fox Entertainment, Kevin Reilly.

"Seriali ishte i suksesshëm vetëm falë ekipit që punon në të prej fillimit. Por, në vjeshtë do të analizojmë opsionet dhe të vendosim nëse do të ketë edhe një sezon, sepse të gjithë jemi lodhur paska”, tha ai. Sipas Reilly në vjeshtë skadojnë të gjitha kontratat, përfshirë atë me Fox TV, andaj askush nuk po mendon për vazhdimin e serialit.

Episodi i parë i serialit “Doctor House” është shfaqur më 16 dhjetor 2004, dhe menjëherë është radhitur në krye të shikueshmërisë në botë. Seriali
ka pasur edhe kritika të mrekullueshme, por edhe është shpërblyer me çmimin Emmy dhe dy herë me Golden Globe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›