E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në jug të Turqisë

Përleshje në mes të aktivistëve kurdë dhe forcave të sigurisë janë raportuar në Turqinë jugore.

Mijëra kurdë kanë dalë në rrugë në provincën Cizre, për të treguar solidaritet me një grevë të gjerë urie.

Tendosjet janë rritur në Turqinë juglindore, të banuar kryesisht me kurdë, derisa 700 persona, të mbajtur në pothuaj 50 burgje, kanë refuzuar ushqimin tash 60 ditë.

Gjashtë nga politikanët kryesore kurdë të Turqisë iu kanë bashkuar militantëve dhe aktivistëve në grevën, e cila kërkon nga qeveria e Rejep Tayyip Erdoganit që t’i lejojë liderit të partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Ocalanit, i burgosur në një ishull në jug të Stambollit, që të ketë qasje te avokatët pas 15 muajsh të humbjes së kontakteve me ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›