Arsenal, ofertë për Cavanin

Sipas medieve angleze, Arsenali ka përgatitur ofertë prej 30 milionë funtesh në përpjekje për transferimin e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani pas rihapjes së afatit kalimtar të janar.
Ylli uruguaian është duke vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme për skuadrën nga San Paolo kurse menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger së fundmi ka konfirmuar se ekipi i tij ka nevojë për një golgeter. Sipas Mail on Sunday, Wenger është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për Cavanin.
Mirëpo, kjo ofertë vështirë se mund të pranohet nga drejtuesit e Napolit që në të kaluarën kanë insistuar se nuk do të konsiderojnë shitjen e Cavanit për më pak se 60 milionë euro.