E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira ne kryeqytetin grek. Protestuesit perleshen me policine

Dhjetëra mijëra persona tubojnë para parlamentit grek në Athinë.  Të zemëruar duke valëvitur parulla anti qeveritare punonjës të  profesioneve të ndryshme që nga transporti public tek mësues mjekë e avokatë me të cilët u bashkuan dhe studentët u mblodhën në një turmë prej 30 mijë vetësh në qendër të Athinës para godinës së parlamentit. Dhjetëra prej tyre u qëlluan me gurë kundër forcave të rendit të cilat u kundërpërgjegjën me gaz lotsjellës në përpjekjë për të  shpërndarë turmat.

Sektori publik dhe ai privat është paralizuar për shkak të grevës së përgjithshme 24 orëshe të shpallur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit. Pa mjete të transportit urban, me anijet të lidhura nëpër porte, trafikun ajror të bllokuar për katër orë, me mbi 100 fluturime të anuilluara, spitalet vetëm për rastet urgjente, shërbimet publike shkollat dhe dyqanët të mbyllura në të gjithë vendin, por edhe pa tranmetime  në media për shkak të pjesëmarrjes në grevë dhe të gazetarëve, punonjësit kërkojnë që t'i jepet fund kursit qeveritar të shkurtimeve të pagave dhe shkeljes së kontrateve të punës në zbatim të Memorandumit të “troikës”.

“Papunësia, reduktimi i të ardhurave dhe arbitrariteti i punëdhënësve kanë kaluar çdo kufi”, është shprehur Stathis Anestis, zëdhënësi i Konfederatës së Përgjithshme të Punonjësve të Greqisë. Është greva e 10-të e përgjithshme brenda 13 muajve të fundit dhe e para e këtij lloji që nga muaji dhjetor.

Analistët shprehen pesimistë se grevat do të detyrojhnë qeverinë sopcvialiste të ndryshojë kurs ndërsa  anketimet e nxjerrin pasokun sërish në krye kundrejt  partisë së opozitës demokracia e re ndonëse  me një avantazh më të ngushtë ndërmjet 3% dhe 5 %. Papunësia ka shënuar rekordin më të lartë në 7 vite me 13.9 %  ndërsa vendi është i zhytur në recesion për të dytin vit rresht.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›