E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva ne Bulqize Drejtori i ACR fajeson ndermjetesit e jashtem

Edhe kur ka kaluar dita e 17 e greves se urise se minatoreve te Bulqizes drejtori ekzekutiv i kompanise ACR Giga Bedineishvili tha se ai dhe kompania jane teresisht te gatshem dhe kane vullnetin e plote per te diskutuar kerkesat e greves se urise qe lidhen me rritjen e pagave dhe me kushtet e punes.

Ai tha se eshte kujdesur qe gjate investimeve te permiresohen paralelisht edhe kushtet e punetoreve madje pak kohe me pare u rriten edhe pagat 50 per qind.

Drejtori i ACR-se thote se nuk po arrihet marreveshje me punetoret sepse disa ndermjetesues po sjellin ngaterresa.

Per fat te keq jane atje disa persona te jashtem qe nuk kane lidhje me Bulqizen disa udheheqes sindikaliste apo politike qe po mundohen te futen midis drejtuesve te minieres dhe punetoreve. Ky eshte problemi. Ne kemi nje sindikate lokale ne Bulqize dhe jemi shume te lumtur qe te bisedojme me ta - tha zoti Bedineishvili.

Ai pershkroi se dy jave me pare gjashte minatore dhe disa persona te jashtem thyen zyrat e administrates ne miniere nxorren jashte per krahu zyrtaret me gjithe kompjutera e makina dhe u thane se nuk mund te shkonin me atje. Sipas tij policia e shtetit nuk beri asgje ndaj ketij akti dhune ndonese kjo eshte detyre e shtetit.

Kerkesat e greves kane ndryshuar disa here por ne jemi gati te bisedojme. Greva nisi me kerkesan per te rritur pagat pastaj u shtuan edhe te tjera. Shumica e tyre jane kaotike dhe te paligjshme por do te bisedojme sepse kemi 700 punetore atje - tha zoti Bedineishvili. - Le te bejme nje takim te qete ne Tirane sepse ne Bulqize tani nuk eshte qete ACR dhe minatoret ndoshta edhe kryetari i bashkise se Bulqizes sepse ai eshte drejtuesi i nje qyteti ku shume banore punojne ne miniere. Minatoret e besojne bashkiakun e tyre dhe aim und te luaje nje rol konstruktiv.

Ne duam te flasim me 4 - 5 punetore te vertete te Bulqizes dhe jo me te jashtem 4 - 5 zyrtare te kompanise ACR dhe kryetari i Bulqizes. Njerezit e jashtem e veshtiresojne takimin me parakushte si vendi i takimit dhe pjesemarrja e disa njerezve aty. Por si mund te bisedojme ne me njerez qe kane ushtruar dhune ndaj zyrtareve dhe zyrave te kompanise Le te heqin keta te gjashte dhe te vijne te flasim per 694 punetoret e tjere. Kekesat kryesore ne i kemi pranuar. Mbeten disa te tjera qe duhen negociuar - tha drejtori ekzekutiv - ACR-se. Ai tha se jane bere tashme 17 dite protesta dhe se ishte shume i shqetesuar per kete. Zoti Bedineishvili theksoi se ACR deshiron qe kjo situate te mbaroje te diskutojhet cdo kerkese dhe te mbyllet greva. 17 dite nen toke nuk jane mire per asnjeri - perfundoi ai.

Ndersa kryetari i konfederates se Sindikatave Kol Nikolli tha se grevistet refuzuan kerkesen per nje takim ne Tirane nga kompania ACR sepse nuk ishte institucionale por vetem nje njoftim ne media. Se dyti sipas tij greva zhvillohet ne Bulqize dhe komisioni i greves nuk mund te zhvendoset ne Tirane. Se treti ftesa u refuzua sepse ACR kerkoi te percaktoje si negociatore disa punetore te tjere dhe jo perfaqesues te greves.

Perfaqesues te qarqeve te biznesit dhe analiste te pavarur te ekonomise shprehen po sot shqetesimin e tyre per greven e urise. Drejtori i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike Zef Preci thote se greva eshte deshmi fatkeqe e menyres se si eshte qeverisur ky sektor gjate 20 vjeteve.

Kompania koncensionare nuk ka investuar per te ndryshuar teknologjine dhe kushtet e punes se punetoreve. Nga ana tjeter ka nje mbikeqyrje shume te dobet per procesin e punes dhe pagat e minatoreve. Po ashtu shihet edhe nje instrumentalizim politik qe i behet kesaj forme ekstreme te protestes - tha ai.

Zoti Preci propozoi ngritjen e nje komiteti tripalesh mes qeverise  punetoreve dhe kompanise qe te respektoje kontraten e punes. Ai thote se greva eshte nje metode e vjeter qe nuk zgjidh probleme por eshte kontrata kolektive e punes.

Ndersa drejtuesi i Qendres Biznes Albania Luan Bregasi thote se qeveria dhe punedhenesit kane pergjegjesi per jeten dhe pagesat e punetoreve qe marrin ne pune.

Shqetesimi i punetoreve eshte i drejte dhe kerkesat e tyre jane krejt te realizueshme. Ata nuk kane kerkesa luksi dhe meritojne me shume per lodhjen dhe punen e tyre - tha zoti Bregasi.

Ai theksoi se shteti kur i jep koncensione kompanive te huaja nuk duhet ta shohe kete si nje shkeputje perfundimtare nga detyrat dhe pergjegjesite por duhet te monitoroje vazhdimisht permbushjen e kontratave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›