Dhuna ndaj bashkëshortëve gjatë grabitjes, policia arreston një 27-vjeçar
Peqin- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Peqinit i dyshuar si autor i grabitjes së një banese dhe plagosjes së një çifti në fshatin Çelhakaj.
Policia tha se i arrestuari është Altin Hasku, edhe pse ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Në banesën e tij u sekuestrua edhe një armë tip kallashnikov.
Ai dyshohet se plagosi Haki dhe Farie Beqirin, kur tentoi t’i grabiste banesën.
Policia tha dje se tre persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë kanë hyrë në banesën e çiftit Beqiri dhe kanë tentuar të grabisnin. Çifti ka bërë rezistencë dhe autorët kanë ushtruar mbi ta dhunë duke i qëlluar me mjete të forta.
Farie Beqiri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku sipas mjekëve ndodhet në gjendje kome nga plagët e marra.