Ura e Bunës drejt shembjes, specialistët: Rrezik vdekje
Ura e vjetër e Bunës është e pakalueshme, tashmë edhe për kalimtarët. Dëmtimet e pallogaritshme që janë bërë gjatë këtyre dy ditëve të fundit kanë çuar në shkatërrim të plotë të një prej relikeve të historisë. Pritet që Bashkia e Shkodrës dhe institucionet e tjera të ngrenë një grup pune me specialistë për të bërë kontrollin në vend të kapaciteteve mbajtës të urës në të gjithë gjatësinë. Madje të frikësuar nga ajo çfarë mund tu ndodhë qytetarëve, specialistë të Ndërmarrjes Rruga-Ura pohojnë se në të dyja anët e urës do të vendosen tabela "Rrezik vdekje". Prej dy vitesh, persona të papërgjegjshëm vjedhin pjesët metalike të urës, për ti shitur për skrap, duke e çuar këtë objekt drejt shembjes. Ndërsa pavarësisht denoncimeve dhe kërkesave të vazhdueshme të banorëve, nuk ka reaguar as pushteti lokal dhe as policia. Bashkë me shkatërrimin e Urës 120-vjeçare të Bunës, humbi dhe projekti i Bashkisë së Shkodrës që ta kthente në pikë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
SITUATA
Prej dy vitesh pjesët metalike të Urës së vjetër të Bunës janë duke u vjedhur për skrap. Persona, që vetëm për policinë janë të paidentifikuar bëjnë çmontimin e vidave dhe marrin pjesë të tëra metalike, të cilat shiten për një çmim qesharak. Heqjet e butonave lidhëse dhe e pjesëve të tjera ka bërë që Ura e Bunës të rrezikohet dhe të shkojë edhe drejt shkatërrimit të plotë të saj. Nga ana tjetër shtimi i lëvizjeve të këmbësorëve, biçikletave dhe motorëve në Urën e vjetër të Bunës tashmë që ka nisur dhe stina e nxehtë ka shtuar dhe frikën e ndonjë tragjedie të mundshme. Shkatërrimi që i është bërë urës së vjetër është fatal. Specialistë të Ndërmarrjes Rruga-Ura, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, pritet që shumë shpejt të vendosin në të dy anët e urës, tabela "Rrezik vdekje" për të paralajmëruar qytetarët. Kalimtarët thonë se shpesh ndiejnë lëvizje të tabanit të urës dhe lëvizja bëhet akoma më e vështirë pasi në pjesë të ndryshme mungojnë edhe dërrasat.
BANORËT
Megjithëse denoncimet e banorëve për vjedhjen e pjesëve të urës dhe kërkesat që u janë drejtuar vendorëve kanë qenë të shumta, nuk është marrë asnjë masë, as nga policia dhe as nga Ndërmarrja e Rrugëve, duke e lënë në mëshirë të fatit një prej objekteve që identifikon Shkodrën. "Unë kaloj çdo ditë nga Ura e Bunës. Shtëpinë e kam këtu afër, ngjitur me urën. S'mund të eci për minuta të tëra e të dal tek ura e re, kur e kam këtë kaq afër. Më duhet të bëj 20 minuat në këmbë. Ne nuk duam që ura të mbyllet edhe për këmbësorët, por duam që ura të ruhet si objekt historik. Policia e ka shumë të lehtë të identifikojë personat që e dëmtojnë atë", shprehet kështu Cuf Kadrija, një nga banorët e zonës. Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar me fondet e qeverisë turke në vitin 1889. Ndërtimi i kësaj ure u bë i mundur në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës Qazim Pashës si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi. Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë, e cila është hapur me anë të një mekanizmi në formën manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojte nga rreziku Malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjelltas.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)