Berisha premtimet e fundit: Votoni 44-ën si rruga e zhvillimit të Shqipërisë
Vlorë/Ballsh- Kryeministri Sali Berisha e ka nisur herët sot fushatën, duke qënë se është edhe dita e fundit, duke u ndalur në qytetin e Vlorës. Ai inaguroi ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë numrin 44 të dielën, duke premtuar më shumë vende pune dhe investime në ekonomi. Kryeministri deklaroi se falë impiantit Vlora do të renditet mes vendeve më të pastra në Evropë.
Sot e tutje Vlora, perla e Mesdheut hyn në hartën e qyteteve më të pasrta të Europës dhe botës me impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Pas infrastrukturës rrugore dhe energjike ajo ujore është jetike për zhvillimin e një qyteti, për zhvillimin e një vendi. Vlora është qyteti i infrastrukturës ujore ndër më modernet. Me 26 milionë euro është ndërtuar ujësjellësi që do i japë vlonjatëve ujë 24 orë pa ndërprerje. Vlora e kishte po kaq jetike impiantin, tha ai.
Në vijim shefi i ekzekutivit ka paralajmëruar vlonjatët që të mos votojnë numirn 29, i cili sipas tij ndjell ters, duke shtuar se numri i fatit është 44.
Ne po bëjmë gjithçka të ecim drejt zhvillimit, ndaj dhe ju bëj thirrjen më të sinqertë qytetarëve të Vlorës që pasnesër të zgjedhin 44. Shqiptarët përvec mundit dhe djersës meritojnë edhe fatin e mirë, ky është numri i fatit të mirë, shqiptarët e dinë këtë, nuk kanë asnjë arsye të prekin numrin e tersit, 29. Ju ftoj sot të gjithëve të festojmë në Tiranë sot në orën 19:45, të festojmë së bashku me shpirtin e fitores, me besim tek e ardhmja,- vijoi ai.
Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ku Partia Demokratika do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa ajo Socialiste njëherësh në Vlorë dhe në Shkodër, pasi në Tiranë e zhvilloi dje.
Më pas kryeministri u ndal për mbylljen e fushatës elektorale në Ballash. berisha premtoi 3-fishimin e granteve për fermerët, qindra e mijëra vende pune, infrastrukturë moderne duke i ftuar të votojnë 44-ën si rrugën e zhvillimit të vendit.
“Të hapim 250.000 vende pune, paga minimale mbi 350 usd, paga e mësuesit 700 usd dhe pensioni minimal 150 usd…Tapitë e tokave për 6 muaj, të heqim taksat për çdo të ri të punësuar, të ndërtojmë ‘Rrugën e Arbrit’ dhe ‘Boshtin e Jugut’, të marrim statusin dhe ecim me integrimin në BE dhe liberalizimin e SHBA…Kemi dëshmuar që kemi ecur, kurse shoku i autobusit asgjë”,-premtoi Berisha.