E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit: Putini duhet ndalur tani që të shmanget përplasja direkte SHBA-Rusi

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka deklaruar se Vladimir Putin duhet ndaluar sa më parë në mënyrë që të shmanget një përplasje direkte ushtarake mes SHBA-së dhe Rusisë.

Së bashku me ish-sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates gjatë presidencës Bush dhe Obama kanë bërë theksuar se dështimi për të mbrojtur dhe ofruar ndihmë Ukrainës mund të bëjë që Vladimir Putin të sulmojë vendet e NATO-s. 

Rice dhe Gates kanë vlerësuar veprimin e Gjermanisë për t’i dërguar Ukrainës automjete të blinduara luftarakem, ndërsa kërkuan që edhe aleatët e tjerë të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë si dhe të shtojnë raketa me rreze më të gjatë veprimi, dronë të avancuar, rezerva të konsiderueshme municionesh dhe më shumë aftësi vëzhgimi.

“E vetmja mënyrë për të shmangur një skenar të tillë është që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të furnizojnë urgjentisht Ukrainën me armatime të tjera. Shtetet e Bashkuara kanë mësuar nga vitete e vështira, në 1914, 1941 dhe 2001 – se agresioni i paprovokuar dhe sulmet ndaj shtetit të së drejtës dhe rendit ndërkombëtar nuk mund të injorohen. Është më mirë ta ndaloni atë tani, përpara se të kërkohet më shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, theksojnë Rice dhe Gates në një artikull të përbashkët për “The Washington Post”. /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›