Greqia siguron 6.8 miliardë fonde shpëtimi shtesë, trojka aprovon këstin
Greqi- Greqia ka kaluar një tjetër pengesë në programin e saj të shpëtimit, duke siguruar këstin e ardhshëm të fondeve që e kanë mbajtur vendin larg falimentit kaotik.
Paratë, që arrijnë në 6.8 miliardë euro do të vijnë nga trojka e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Por ata thanë se programi i reformës së Greqisë është duke ecur shumë ngadalë.
Trojka shtoi se perspektiva ekonomike e vendit mbetet e pasigurt.
Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës në Bruksel tha se 2.5 miliardë euro do të vijnë nga fondi i shpëtimit të Eurozonës dhe 1.5 miliardë euro nga Banka Qendrore Evropiane.
Ndërsa pagesat kanë të ngjarë të bëhen këtë muaj, një tjetër 500 milion euro nga fondi i shpëtimit, plus 500 milion euro nga Banka Qendrore Evropiane që do të ndiqet në tetor.
Atëherë FMN-ja do të japë kredinë me vlerë prej 1.8 miliardë euro, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 6.8 miliardë euro.
Kjo ka qenë një javë e lëkundshme për Greqinë, pasi qeveria ra pothuajse në një krize politike. Kryeministri shpreson se ky pagim do t’i shpëtojë nga kriza, por borxhi i vendit mbetet shumë i lartë.
Por, reformat kanë shkaktuar zemërimin në Greqi. Rreth 25.000 nëpunës civilë do të vihen në sistemin e pagave të reduktuara, ose do të pushohen nga puna.
Dorina Bilbili/IDEA/