E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Egjiptdy gazetarë grekëplagosen në Kajro

ATHINË- Dy gazetarë, një i dërguar i posaçëm i një prej të përditshmeve greke "Kathimerini", dhe një fotograf janë plagosur dje në Kajro në përleshjet mes manifestuesve, por gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, mësohet sot nga burime qeveritare.

Gazetari Petros Papaconstantinu, që mbulonte manifestimet antiqeveritare në Kajro, u plagos dje dhe u dërgua për pak kohë në spital, ndërsa fotografi u plagos më lehtë, bëri të ditur ky burim.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›