Po lind Shteti, ta mirëpresim
Në këto ditë të vështira për shoqërinë shqiptare, menjëherë pas ngjarjeve të rënda të 21 janarit, po lind një diell që duhet ta shohim e ta mirëpresim: Eshtë dielli i rifitimit të dinjitetit dhe personalitetit të institucioneve shqiptare. Dielli i rilindjes së Shtetit. Fara e fidani do të kenë qenë aty, të mbuluar nga acari i marrëdhënieve absurde të krijuara në Shqipërinë që ndahet mes aspiratave euroatlantike e mbeturinave të mungesës së një kulture demokratike, por ky fidan tashmë është i dukshëm për të gjithë.
Leksioni erdhi nga Bamir Topi, presidenti i Shqipërisë, në një situatë kaq të ndërlikuar, të krijuar pas 21 janarit, zgjodhi vetëm një rrugë, një qëndrim, pa parë në sy asnjeri: atë të ligjit.
Leksioni i dytë erdhi nga Ina Rama, kryeprokurore e Shqipërisë, një pozicion aq i rëndësishëm për mbarëfunksionimin e Shtetit e që gjithmonë është vënë në shënjëstrën më të egër të politikës duke e tronditur gjithnjë këtë godinë, instrument i domosdoshëm, nëse i drejtë, për demokracinë. Edhe Ina Rama, zgjodhi të mos shohë askënd në sy, por vetëm ligjin.
Leksioni i tretë nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Zgjodhi ligjin dhe vetëm ligjin, edhe ai. Dhe kur shërbëtorët e Shtetit fillojnë të ecin në rrugë të drejtë, është më e lehtë për popullin të dallojë dallaverexhinjtë, mashtruesit, manipuluesit e të vërtetës.
Që këto tre institucione kishin zgjedhur të ecnin në rrugën e ligjit e jo të servilizmit e të shërbimit të politikës së radhës duhet ta kishim kuptuar që në deklaratat e dëshpëruara të kryeministrit Berisha për Grusht Shteti. Refuzimi i tyre për t’u bërë palë me antiligjin, u kushtoi anatemim në Kuvend nga mazhoranca e në publik. Këto institucione po rezistojnë, duke na dhënë një shpresë të mirë. Ky është Shteti dhe për këtë kemi nevojë të gjithë.
(balkanWeb)