Tadic takohet me serbet e veriut

Në Beograd presidenti serb Boris Tadic është takuar me përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.
Mësohet se "dyja palët kanë rënë dakord për rëndësinë e unitetit dhe të paqes në pjesën veriore të Kosovës".
"Kemi rënë dakort gjithashtu që të gjithë së bashku të ruajmë qetësinë, unitetin dhe stabilitetin në atë pjesë të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Por, nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kërkojmë të respektojnë me përpikëri Rezolutën 1244", ka thënë njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut, Radenko Ndelkoviq.
Siç njofton kabineti i Tadiç, pjesëmarrësit e takimit që ka zgjatur për më shumë se tri orë, kanë ritheksuar "rëndësinë që institucionet ndërkombëtare të mbeten neutrale ndaj statusit të Kosovës".
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç.