E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trazirat në Mianmar, shkon në 50 numri i viktimave

Përfaqësuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Mianmarin njoftoi se 38 persona u vranë vetëm në demonstratat e djeshme dhe më shumë se 50 janë vrarë deri më tani.

Ajo tha në një konferencë shtypi se rreth 1.200 njerëz janë arrestuar deri më tani, ndërsa i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të kundërshtojnë grushtin e shtetit në Mianmar.

Duke vlerësuar deklaratat e Kinës dhe të Rusisë se grushti i shtetit në Mianmar dhe pasojat e tij janë një çështje e brendshme e vendit, përfaqësuesja e OKB-së tha se “Kjo nuk është një çështje e brendshme dhe se ajo ndikon në stabilitetin në rajon. Shpresoj që Kina dhe Rusia të kuptojnë rëndësinë e unitetit mbi këtë çështje.”- shtoi ajo

Bashkimi Evropian reagoi përmes Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, I cili dënoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë në Mianmar ndaj demonstruesve kundër grushtit të shtetit.

Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu dënoi me forcë përdorimin e dhunës nga forcat e sigurisë kundër demonstruesve në Mianmar.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp tha se: “Ne jemi të tronditur nga dhuna e tmerrshme që i është bërë popullit. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të bëhen një zë kundër dhunës së ushtrisë së Mianmarit kundër popullit të tij.”

Price i bëri thirrje ushtrisë së Mianmarit që t’i japë fund dhunës dhe të transferojë udhëheqjen tek qeveria civile, duke theksuar se dënojnë në mënyrë më të fuqishme dhunën e përshkallëzuar në ditët e fundit.

Ushtria e Mianmarit vuri në dorë udhëheqjen e vendit më 1 shkurt pasi grupet politike të afërta me ushtrinë bënë akuza për mashtrim në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›