E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Siri, mbi 2900 të vrarë

Më parë, OKB-ja bënte me dije se numri i të vdekurve kishte arritur në 2700.

Të martën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të miratonte projekt rezolutën që dënon Sirinë për shtypjen e dhunshme të protestave.

Aktivistët e opozitës thanë se 16 persona kanë humbur jetën në pjesë të ndryshme të shtetit vetëm gjatë ditës së mërkurë.

Presidenti Bashar Al-Asad i ka shtypur protestat duke i fajësuar protestuesit si terroristë dhe gangster të armatosur./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-06 15:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›