E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia shtetasi në kërkim ndërkombëtar

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se Gjykata Vlorës, në datën 13.12.2006, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“.

Shtetasi Luan Delaj është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në datën 30.04.2006, në fshatin Peshkëpi të Vlorës, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 22.06.2011 u bë i mundur në Greqi arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 31-vjeçarit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-06 20:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›