Imami: Të angazhuar për të kontribuar në misionet e NATO-s

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në takimin me homologët e tij nga vendet e Aleancës, të cilët janë mbledhur prej dy ditësh në zyrat qendrore në Bruksel.
“Shqipëria është e vendosur t’i shkojë kësaj rruge, të rritë kontributet. Ky është një detyrim për shkak se ne, sigurinë tonë kombëtare e kemi të mbështetur tek kjo siguri kolektive”, ka theksuar Imami, mësohet nga një deklaratë zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu ministri ka konfirmuar se NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës dhe se zgjidhja e vetme për problemet në veri është një zgjidhje politike, që duhet të vijë si fillim nga Beogradi. “Fakti është se e gjithë kjo përpjekje e NATO-s, i gjithë ky buxhet që harxhohet atje, vjen për shkak se Beogradi mbështet strukturat paralele, në një mënyrë ose në një tjetër dhe grupet kriminale kanë fijet dhe lidhjet e tyre në Beograd. Sigurisht që ka nevojë për një zgjidhje politike dhe në këtë kuptim besoj se zgjidhja politike në radhë të parë i takon Beogradit për të respektuar nevojat dhe interesat e paqes dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur Imami.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka përforcuar angazhimin e NATO-s në Kosovë: “Ne mendojmë se KFOR-i ka vepruar me kujdes, me rreptësi dhe neutralitet. Ne nuk do të tolerojmë që dhuna të rikthehet në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë që të përmbushë mandatin e tij, duke siguruar një klimë të sigurt dhe të qetë”.
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë diskutuar në Bruksel për konceptin e ri të mbrojtjes të shtyrë përpara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen për “Mbrojtjen Inteligjente”, e cila parashikon përdorim më efikas të buxhetit të mbrojtjes nga vendet anëtare si dhe rritje të kapaciteteve ushtarake të Aleancës nëpërmjet këtij përdorimi efikas të parave.
Ministrat kanë shprehur angazhimin për vijimin e operacionit në Libi si dhe për ndihmën që do t’i jepet Afganistanit edhe përtej periudhës së tranzicionit, e cila pritet të përfundojë në vitin 2014.
/Start/E.B/
2011-10-06 20:19