G8 në Irlandën Veriore, ekonomia globale dhe Siria në krye të axhendës
Britani- Udhëheqësit e vendeve të G8-ës pritet të nisin një samit në Irlandën e Veriut, me konfliktin sirian në krye të axhendës.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron u takua me liderin rus Vladimir Putin -aleat kyç i Sirisë- të dielën. Ata do të mbajnë bisedime të veçanta me Presidentin Barack Obama, i cili ka treguar se do të armatosë rebelët.
Z. Cameron është gjithashtu i prirur për tu përqëndruar në çështjet globale ekonomike.
Ai shpreson që të mbikëqyrë nisjen e bisedimeve për një marrëveshje BE-SHBA të tregtisë së lirë dhe për të arritur përparim në transparencën e taksave.
Samiti i 39-të i Grupit të tetë (G8) do të mbahet në liqen Erne, Qarkut Fermanagh, të hënën dhe të martën.
Të martën, zoti Cameron do të shpresojë të bëhet përparim mbi transparencën e taksave, pas një marrëveshje të rënë dakord mbi çështjen gjatë fundjavës me territoret britanike jashtë shtetit.
Siguria në Irlandën e Veriut është e fortë, si kurrë më parë për G8, çka ka qenë një magnet për protesta në të kaluarën. Rreth 8,000 policë do të vendosen për samitin.
Dorina Bilbili/IDEA/