E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre Tenoret rikthehen ne edicionin e tyre te tete te koncertit te fundvitit

Vodafone Albania mbeshtet Tre Tenoret per 6 vite radhazi

Tirane 6 Dhjetor 2010 NOA - Tre Tenoret rikthehen neser ne mbremje ne edicionin e tyre te tete te koncertit te fundvitit. Edicioni i mbremjes se sotme i kthyer tashme ne nje tradite ne prag te festave te fundvitit pritet te sjelle emocion per te gjithe artdashesit. Organizatoret e koncertit kane zgjedhur tia kushtojne kete edicion te Tre tenoreve nje ngjarjeje me permasa kombetare sic eshte integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe levizjes se lire te shqiptareve.

Per te gjashtin vit radhazi Tre tenoret mbeshtetet nga kompania e telefonise celulare Vodafone Albania.

Orkestra Filarmonike e Akademise se Arteve nen drejtimin e dirigjentit italian Leonardo Quadrini dhe me drejtor orkestre Isak Shehun do te shoqerojne ne koncert tenoret Adrian Xhema Shqiperi Francesco Zingariello Itali Sebastian Ferrada Spanje dhe kengetaret e ftuar si sopranoja Ramona Tullumani tenorin nga Kosova Rame Lahaj etj.

Nje moment interesant i koncertit do te jete prezantimi i pianistit Genc Tukici solo ne piano i cili ka pergatitur nje pjese enkas per kete aktivitet me motive shqiptare te pershtatur per orkester.

Tete vjet ne Shqiperi organizatoret kane fituar pervojen e duhur per te ndertuar nje program sipas shijeve te spektatorit por qe ve ne pah edhe aftesite interpretative te tenoreve.

Koncerti do te hapet me kengen Dua me shume Shqiperine kenge e cila do te rreshtoje artistet e huaj dhe Shqiptare ne nje emocion te perbashket. Sipas organizatoreve te ketij koncerti ky edicioni do te jete i mbushur me surpriza dhe momente qe do te mbeten gjate ne kujtesen e te pranishmeve.

e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›