E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri shfaqje ne Teatrin Kombetar

TIRANE-Ne kuadrin e javes teatrore te te rinjve ne sallen e rete Teatrit Kombetar ne Tirane do te shfaqen tri pjese te vena ne skene nga te rinjte. Premiera e drames Huadhenesja zonjusha Zhuli te Johan August Strindberg vihet ne skene ne daten 4 dhjetor ora 1900 me regji te Luljeta Hoxhes. Ngjarjet e kesaj drame zhvillohen ne nje nate vere te vitit 1874 ne pronen e nje konti ne Suedi. Zhuli vajza e kontit per tiu shmangur pak jetes se saj ndrydhur nga rregullat shoqerore dhe per tu argetuar shkon dhe kercen ne festen vjetore te veres se sherbetoreve ku terhiqet nga nje sherbetor me emrin Jean nje njeri i gjezdisur dhe me pervoje. Ngjarjet zhvillohen ne kuzhinen e shtepise se babait te Zhulit. Ketu ndersa e fejuara e Jeanit gjithashtu nje sherbetore gatuan apo fle Zhiuli dhe Jean bisedojne dhe flirtojne me njeri-tjetrin. Johan August Strindberg 1849 - 1912 eshte nje dramaturg romancier dhe eseist suedez. Per te shkruar veprat e tij ai eshte mbeshtetur kryesisht ne pervojen dhe jeten e tij vetjake. Gjate karrieres se tij 40-vjecare ai ka shkruare 60 pjese teatrale dhe 30 veprat te tjera si romane autobiografi vepra historike analiza kulturore dhe politike.
Pse nuk rri per mengjes
Ne daten 8 dhjetor ora 1900 ne sallen e re te Teatrit Kombetar ne Tirane do te shfaqet premiera e komedise Pse nuk rri per mengjes te Ray Cooney dhe Gene Stone me regji te Rozina Kostanit. George Clarke personazhi kryesor i kesaj komedie eshte nje nepunes i nderuar civil i cili jeton i lumtur vetem ne nje apartament te mire. Por kur ne jeten e tij hyn Luiza Hamilaton nje vajze e bukur dhe shtatzene jeta e rregullt e Georgit kthehet permbys. Shume shpejt ai do te bombardohet nga bebet dhe ish te dashurit e Luizes.
Andi dhe Norman
Ne daten 12 dhjetor ora 1900 ne sallen e re te Teatrit Kombetar ne Tirane po ne kuadrin e javes teatrore te te rinjve shfaqet komedia Andi dhe Norman e Neil Simon me regji te Andia Xhunges. Kjo komedi tregon historine e nje trekendeshi dashurie te perzier me politike. Andi dhe Norman e sigurojne jeten me fitimet qe nxjerrin nga nje reviste qe kane themeluar vete e cila i eshte dedikuar luftes kunder sistemit ne Amerike. Sofia nje ish-notare olimpike eshte nje vajze e zakonshme jugore e cila merr nje apartament me qira fqinje me dy shoket. Normani sa e sheh bie ne dashuri por Sofia nuk i pergjigjet dashurise se tij. Po pastaj Sofia bie ne dashuri me Andin megjithese ajo nuk pajtohet me pikepamjet politike te tij duke vene keshtu ne rrezik jo vetem revisten por edhe miqesine midis dy shokeve. Neil Simon eshte nje dramaturg dhe skenarist amerikan. Veprat e tij shume te suksesshme ne Broadway luhen rregullisht ne shume skena te botes.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›