Analistet: 6 pikeshi sjell pushtetin serb ne Kosove

Zvarritja e vendosjes se misionit EULEX, propozimi 6 pikesh i sekretarit te OKB-se dhe miriatimi i tij nga Keshilli i Sigurimit, sipas analisteve ne menyre indirekte po sjell pushtetin e Serbise ne Kosove.
“Ne kete situate ku shteti i Kosoves eshte para sfidave te medha, nese refuzon 6 pikeshin do ballafaqohet me nderkombetaret, ndersa nese nuk e refuzon do perballet me popullin e vete. Nuk dihet cfare perspektive do te kete”, shprehet analisti Belul Beqaj.
Sipas Beqajt, kundershtimi i planit 6 pikesh do te ishte i kopshem por, po ashtu edhe prania e tij. Ndersa, per te dale nga kjo situate ai thote se, nevojtet nje trup mbipartiak per tejkalim te gjendjes aktuale.
Nga ana tjeter, zyrtaret e misionit EULEX shprehen te gatshem qe te fillojne punen ne dhjetor.
“Do te jete e veshtire qe te funksionojme ne gjithe vendin. Por, besojme qe misioni yne do te funksionoje i plote ne gjithe vendin, me gjithe veshtiresite qe do te hasim. Ne do te sigurohemi qe te gjithe te perfitojne nga ky mision, pavaresisht etniciteti”, deklaron zedhenesja e misionit, Karin Limdol.
Por, nga zyrtaret e EULEX-it nuk komentohet fare se cfare ndikimi do te kete zabatimi i planit 6 pikesh.
Misioni i Bashkimit Evropian aktualisht ka rreth 800 police, gjyqtare dhe oficere doganash, nderkohe qe deri ne fazen perfundimtare te zbarkimit te plote, ky mekanizem pritet te jete operacional me rreth 2.000 pjesetare nga vendet e Bashkimit Evropian.