Kosove, AAK marreveshje me partine e Ballit

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka nisur te zgjeroje partine e saj duke nenshkruar koalicion me partite qe kane pozicion partiak te perafert me te, sic eshte partia e Ballit Kombetar te Kosoves.
Lideret e ketyre dy subjekteve, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Mulliqi lidhen koalicion per zgjedhjet e ardhshme, te cilat mendohet se do te mbahen ne vitin 2009.
Qellimi i nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, sipas lidereve te ketyre dy partive eshte koncepti i ri politik ne vend qe kerkon edhe orientime te sakta nga partite politike.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves pritet qe neser te zgjedhe organet drejtuese te saj ne kuvendin zgjedhor.
Lideri i saj Ramush Haradinaj tha se ne organet drejtuese te partise neser do te jete kandidat edhe publicisti Blerim Shala.