Tre aksidente me shtatë të plagosur
Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Si pasojë e tre aksidenteve, shtatë persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Kështu, në qytetin e Shkodrës, në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.
Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë fshatit Juban, Komuna Guri i Zi në Rrethin e Shkodrës, kur mjeti motoçikletë tip "Yang", me drejtues shtetasin Aleks Deda, 27 vjeç, banues në Juban, doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Martin Shpori dhe 28-vjeçari Alban Ndreka, të tre banues në Juban. Ndërkohë, aksidenti tjetër është shënuar në afërsi të qytetit të Pogradecit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 të së premtes, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zagorçan. Burimet e policisë kanë thënë se kanë mbetur të plagosur dy bashkëshortët Medai dhe Mimoza Topllari, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një motoçikletë pa targa në drejtim të fshatit. Aksidenti tjetër ka ndodhur në orët e para të së premtes, ku si pasojë e një pakujdesie për pak ka humbur jetën 15-vjeçarja O.G. Vajza ka qenë duke zbritur nga autobusi i linjës ndërqytetase Kuçovë-Berat. Burimet zyrtare të policisë njoftuan se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 07:10 të ditës së djeshme, pranë stacionit urban të ish-Kombinatit të Tekstileve, në atë segment të aksit rrugor Berat-Ura-Vajgurore që tani quhet "Autostrada e re Beratit". Vajza është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, nga persona të rastit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërkohë, në dy rastet e fundit policia ka shoqëruar për në polici dy autorët e aksidenteve me akuzat e "shkeljes së rregullave të qarkullimit".