Tre aksidente në Tiranë-Lezhë, një i vdekur 11 të plagosur

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të cilat sqarojnë se viktima është një 10-vjeçare nga Kosova, ndërsa në mesin e 11 të plagosurve janë edhe 3 fëmijë të tjerë.
Një automjet familjar me targa kosovare, ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë. Dyshohet se personat qe udhëtonin në automjet ishin anëtare të një familjeje kosovare, dhe udhëtonin nga Tirana drejt Lezhës . Burimet policore, njoftojnë se të plagosurit, tre fëmijë dhe tri gra po kurohen në Spitalin e Lezhës.
Një tjetër aksident është shënuar në afërsi të Shëngjinit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.
Ndërsa në mesdite 4 anëtare të një familjeje kosovare kanë mbetur te plagosur ne një aksident që ndodhi në superstradën Milot-Lezhe, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës. Ne aksident janë përfshire një automjet tip BMË me targa të Kosovës, ku udhëtonin një çift kosovar së bashku me dy fëmijët e tyre dhe nj fuoristradë Range Rover me targa AA 952 BX./Start/
2012-07-10 08:19