E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet ministri grek i Punës

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e cila citon, Nikolopulosin të ketë thënë se ''Bindja ime është se çështja e rinegocimit me trojkën dhe korrektimi i deformimeve për sa i përket të drejtës së punës, pensioneve dhe mbulimit social duhet të ishin prezantuar që në fillim''.    

Kjo dorëheqje u bë pas votëbesimit nga Parlamenti grek për qeverinë e koalicionit mes së djathtës, socialistëve dhe të majtës së moderuar, drejtuar nga kryeministri konservator Antonis Samaras.

Nikolopoulos, deputet i partisë së djathtë Demokracia e Re kishte takuar të premten delegacionin tripalësh (BE-BQE-FMN), në kuadër të misionit të parë të trojkës që prej formimit të qeverisë së re të koalicionit. /Start/

                                                                                             2012-07-09 17:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›