E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre aksidente rrugorë në 24 orë, një i vdekur

Tre aksidente jane shenuar brenda nje dite dhe nje nate ne Qarkun e Tiranes. Si pasojë një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Drejtoria e Tiranës ka bëre thirrje që të respektohet zbatimi i normave te Kodit Rrugor 

TIRANE- Tre aksidente rrugorë brenda 24 orëve në Qarkun Tiranë. Si pasojë një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ndërkohë tre persona janë arrestuar me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rugor".
Sipas burime zyrtare nga Policia e Tiranës,shtetasi 18 vjecar Erand Mejdani, mbrëmë duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa TR 7484 F, pranë shkollës “Vasil Shanto”, aksidentoi këmbësorin Dhimitër Beluri, 80 vjeç, i cili ndërroi jetë më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia, e cila kreu veprimet proceduriale, morri masën e arrestit në kushtet e flagrancës ndaj 18 vjeçarit.
Aksidenti tjetër ndodhi në Kamëz, kur shtetasi Edmond Kllogjeri, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me targa TR 4091 J, aksidentoi këmbësorin Isuf Cani, 45 vjeç, banues në Kamëz, i cili është dërguar në Spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Forcat e policisë arrestuan drejtuesin e mjetit.
Ndërsa në Laprakë,shtetasi Fatmir Likja, 35 vjeç duke drejtuar automjetin tip "Benz", me targa CE 647 GX, në Rrugën e Durrësit, aksidentoi rëndë këmbësorin Ajet Arapi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Edhe në këtë rast forcat e policisë arrestuan drejtuesin e mjetit.
Çështjet penale për këto aksidente i kaluan prokurorisë për veprat penale të shkeljes së "regullave të qarkullimit rrugor".
Nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke marrë shkas nga këto aksidente ka bëre thirrje që të gjitha ata persona, të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmëndshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara në Kodin Rrugor. Moszbatimi i tyre po paguhet padrejtësisht me jetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›