E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kongresi i Lushnjës”, incident per 89-vjetor

89-vjetori i "Kongresit të Lushnjës" mbyllet me një incident qesharak gjatë festimeve në Lushnjë. Ndërsa pritej që në ekranin e madh të sallës së teatrit “Vace Zela”, të shfaqej filmi i “Koncert në vitin 1936”, në vend të tij, spektatoret në sallë kanë ndjekur një dasëm. 

LUSHNJE-Festimet për 89 vjetorin e Kongresit Kombëtar të Lushnjës, kanë shkaktuar incident, ne sallën e teatrit “Vace Zela”, incident qe eshte quajtur turp nga pjestare te familjareve ish-anëtarë të Kongresit Lushnje. Gjithcka ka ndodhur pas shfaqjeve filmike të një ceremonie dasme ne ekranin e skenes se ketij teatri, ne nje kohe kur pritej të shfaqej dokumentari kushtuar evenimentit historik. Pjestaret e paket ne salle jane larguar të indinjuar prej saj duke e cilesuar kete incident shkak te mosrganizimit per ceremonine festive nga kreret e pushtetit lokal. Ata kane arritur deri atje sa te kerkojne doreheqje te organizatoreve te kesaj ceremonie madje dhe te perfaqësueseve te pushtetit lokal.
Ceremonia festive eshte bojkotuar edhe nga perfaqësuesit e shtetit. Askush nga qeveria, qofte dhe Ministria e Kultures, nuk ka mberritur ne Lushnje ne diten e sotme, ndersa listes se mungeses shteterore i jane bashkuar edhe deputetet lushnjare . I vetmi qe ka pershendetur te pranishmit e paket ne salle kryesisht nxenes te shkollave te mesme si dhe perfaqsues te familjeve atdhetare ka qene pergjegjesi i muzeut te rrethit, Lushnje, Shaqir Greca. Ai beri nje pershrkim te shkurter te kesaj ngjarje historike kombetare qe u mbajt ne Lushnje, duke ftuar te pranishmit qe te vizitojne shtepine muze, e te njihen me historine qe ka nderuar qytetin e myzeqese, por qe ne diten e sotme nuk mori nderin qe i takonte.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›