Harroi vendin e parkingut prokurori denoncoi se i kishin vjedhur makinen

Një prokuror ka alarmuar policinë e Tiranës pas denoncimit që i kishin vjedhur mjetin.
Prokurori A.M., denoncoi se nuk e kishte gjetur makinën e parkuar pranë stadiumit Dinamo, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës.
Dhe ndërsa policia kishte shoqëruar disa persona me tendencë për vjedhjen e automjeteve në zonën e denoncuar nga prokuorori, ky i fundit ka njoftuar se mjeti Opel Corsa me targë EL 1157 C, ishte gjetur në rrugën Ismail Qemali në Bllok, ku duhej të ishte parkuar prej tij.
Policia ka kryer kontrollin e mjetit për të hequr dyshimet e arsyeshme. Makina ka rezultuar e rregullt dhe pa sende të dyshimta apo të rrezikshme dhe i është kthyer prokurorit.