E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre banorë të rinj dhe dy sfida për ta

13/02/2010 23:40

Surprizat gjatë këtij spektakli nuk kanë të mbaruar. Në shtëpinë e Big Brother do të futen edhe tre banorë të rinj të cilët ndodhen në dhomën e rrëfimit. Por përpara se të hyjnë, ata duhet të kalojnë një provë të vështirë e së bashku me ta edhe banorët e vjetër. Banorët e vjetër të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër duhet të vendosin se një nga banorët do mund të hyjnë aty. Tre kandidatët e rinj janë Rezarta, Klodi dhe Ada. Për banorët e vjetër shfaqen klipet prezantuese të kandidatëve ku ata duhet të njihen paraprakisht me ta. Pas klipeve, për banorët që duhet të marrin vendimin Vëllai i Madh ka vendosur që tu jepet një ndihmë. Arbana do tu bëjë disa pyetje kandidatëve në lidhje me arsyen se përse duan të hyjnë në shtëpi, pikat e forta dhe të dobëta të karakterit të tyre dhe momentet më të vështira e më të lumtura të jetës së tyre. Këto përgjigje të këtyre pyetjeve do ti ndihmojnë banorët e vjetër të marrin më kollaj vandimin. Pasi përfundon kjo procedurë, banorët votojnë dhe Ada me Rezartën marrin vota të barabarta kështu që të dyja hyjnë në shtëpi. Por Vëllai i Madh vendos që ti japë edhe një shans të dytë Klodit. Arbana thotë se në dhomën e rrëfimit ndodhen dy sfera të ndezura. Ai duhet të vendosë duart mbi to dhe nëse ato fiken, ai do mund të futet e nëse ato qëndrojnë ndezur, jo. Fati është në anën e Klodit i cili pasi vendos duart mbi sfera, ato fiken e kështu ai futet në shtëpi e bashkohet me të tjerët ku takohet e njihet me ta.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›