Rada me grup

Gjashtë deputetë të komuniteteve pakicë Kosovë janë bërë bashkë dhe kanë krijuar Grupin e tetë në Parlamentin e Kosovës.
Vetëm një deputet i koalicionit qeveritar është bërë pjesë e Grupit parlamentar “Perspektiva Europiane”.
Deputeti që ka braktisur Grupin SLS, Sasha Djokic është bërë shef i Grupit të formuar, ndërsa deputetët e tjerë nuk kanë pasur fare grup parlamentar, por kanë funksionuar si të pavarur. E ata janë: Vesna Mikic JSL; Sreten Ivanovic JSL; Dr. Rada Trajkovic JSL dhe Danush Ademi PDAK.
Këta deputetë kanë kërkuar që menjëherë të kenë përfaqësuesin e tyre në Kryesinë e Kuvendit, ashtu siç e parashohin rregullat e funksionimit të Parlamentit.
“Lidhur me vendin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, që i takon bashkësisë serbe, do t’i drejtohemi Kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që ashtu siç parashihet në rregulloren e punës së Kuvendit, ashtu të jetë edhe përfaqësimi i anëtarëve të Kuvendit në Kryesinë e tij”, thuhet në kërkesën e Grupit “Perspektiva Europiane”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...