E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ditë para seancës në Kuvend, Halimi apel opozitës: Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë

13-11-2012 / Gazeta 55

 “Opozita të votojë ligjin për gjykatën e lartë”. Është ky apeli i ripërsëritur i ministrit të drejtësisë Eduard Halimi për Partinë Socialiste në një kohë kur kanë mbetur edhe tre ditë afat për votimin e ligjit të gjykatës së lartë, një nga tre kushtet e BE për integrimin e Shqipërisë. Kreu i drejtësisë u shpreh se votimi i këtij ligji ka rëndësi jo vetëm për funksionimin e gjykatës administrative infrastruktura e së cilës ëhtë gati por edhe për integrimin europian të vendit. Deklarata e ministrit Halimi u bë gjatë konferencës për shkëmbimin e praktikave më të mira për rizgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai deklaroi se 90% e shqiptarëve mbështesin aspiratën europiane të vendit ndaj ata presin që drejtësia të jetë ë pavarur e përgjegjshme transparente dhe e paanshme.
Ministri i drejtësisë nuk ka harruar të përmendë para përfaqësuesve të shkollës së magjistraturës, ambasadorës së Francës, Moro, ambasadorit të SHBA Arvizu vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian të bërë publik pak ditë më parë nga Komisionerja Malmstrom për reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›