E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre djemte dhe nipi nen gjurmet e usta Muhedinit

Familja

Ai ka pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza. Ashtu si Usta Haxhiu, babai i tij, u ka transmetuar zanatin të tre djemve. I madhi, Alfredi, është gurgdhendës dhe përpunues i mermerit, Bekimi është usta në Janinë dhe punon porta dhe oxhakë guri, ndërsa i treti Ermali, punon me të atin. Tashmë zanati ka kaluar tek Enea, njëri nga nipat e tij, 16 vjeç. Mirëpo transmetimi i zanatit të tij nuk përfundon këtu. Duke qenë pjesë e një projekti të GCDO-së për nxitjen e artizanatit tradicional në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës, usta Muhedini është duke filluar një kurs për të përgatitur gurgdhendësit e rinj. Ai nuk tregohet “i kursyer” për t’u dhuruar zanatin të rinjve. “Dua që në Pazar të kthehen zhurmat e dikurshme të çekiçëve të gurgdhendësve, kovaçëve, bakërxhinjve, argjendarëve, marangozëve. Të parët nuk e jepnin kollaj zanatin, se me të rronin. Por tani, kur këto zanatet tona shohin që zhduken e treten, më dhimbsen dhe dua të shoh sa më shumë. Tani ka turistë që kërkojnë e blejnë, pse të mos ketë pazari plot artizanë?!”, thotë ustai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›