E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani lojtaret ne fushe edhe pa rroga

Kriza financiare

Ashtu siç ndodhi edhe fundjavën e kaluar, titullarët e Elbasanit do të vazhdojnë të jenë në fushën e lojës, pavarësisht rrogave të pashlyera. Pavarësisht kërcënimeve për bojkot, futbollistët e ekipit verdheblu do të aktivizohen në sfidën e sotme në “Ruzhdi Bizhuta” kundër Laçit. Ata vazhdojnë të marrin premtime se pagat (e muajve shtator, tetor, nëntor por edhe dhjetori) do të merren, megjithatë nën zë janë të shumtë ata që mendojnë se Viti i Ri do t’i gjejë sërish me xhepat bosh. Në fakt, problemet financiare të Elbasanit lidhen me mungesën e sponsorit: pas tërheqjes së presidentit Arben Laze, klubi vazhdon të jetë në kërkim të donatorëve. Nuk përjashtohet mundësia që lojtarët kanë pranuar të luajnë, për faktin e vetëm se merkato po afron dhe në janar ata do të ndryshojnë ambient. Aktivizimi është një mënyrë për të ruajtur formën fizike, por edhe për të treguar vlerat në fushë. Me fitoren e djeshme të Bylisit, Elbasani kthehet në vendin e fundit në klasifikimin e Kategorisë Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›