E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tre gishtat e Murinjos provokimi i zakonshem Mou Jo per milanistet

Ceshtja Pershendeti tifozet e Milanit me tre gishta per tu kujtuar tripleten historike me Interin

Zhoze Murinjo eshte i tille ose te ben ta dashurosh ose te ben ta urresh. E kemi thene shume here dhe po e perserisim dhe nje here tjeter. Edhe pse gjithcka qe ofron portugezi i cili ka mundur te marre nje barazim 2-2 ndaj Milanit ne San Siro eshte nga ato gjera qe i ben te gjithe te flasin... dhe te diskutojne. Milan-Real Madrid nuk kishte nisur ende lojtaret e te dyja skuadrave ishin rifutur ne dhomat e zhveshjes pasi sapo kishin mbaruar fazen e nxehjes dhe ishin ne tunel ne pritje te gjyqtarit Hauard Ueb qe tu jepte driten jeshile per te zbritur ne fushe. Nga tuneli del edhe njehere ai ish-padroni i shtepise armiku numer nje per kuqezinjte dhe per te gjitha tifozerite qe nuk kane pasur mundesi ta shikojne te drejtoje skuadrat e tyre te zemres Zhoze Murinjo... Ai hedh hapa te sigurt drejt pankines me nje shikim plot krenari dhe kryelarte si gjithmone. I hedh nje veshtrim te gjithe stadiumit i cili per dy vite ka qene shtepia e tij dhe pastaj vazhdon drejt pankines. Nga San Siro shperthen nje lsquovullkan vershellimash e cila do te kishte bezdisur dhe irrituar gjithkend Jo Murinjon i cili vdes te jete protagonist dhe shenjester e tifozeve kundershtare. Ngre nje dore drejt qiellit hap tre gishtat plot krenari eshte pikerisht menyra e tij per tu kujtuar tifozeve te Milanit tripleten e fituar vitin e kaluar nen drejtimin e Interit. Vershellimat behen gjithnje edhe me kembengulese dhe degjohet nje britme Njeri m... Murinjo njeri m... por atij nuk i intereson dhe tregon me krenari ato tre gishta. Me pas ne perfundim te ndeshjes ish-trajneri i zikalterve mundohet te justifikohet duke demonstruar se edhe nje here eshte mjeshter i kamuflimit te veprimeve te tij polemizuese. Tre gishtat para ndeshjes nuk ishin per tifozet e Milanit por per ata te Interit shpjegon Mou. Nga shtepia te gjithe kane mundur te shikojne dhe te kujtohen se ish-trajneri i tyre eshte akoma nje interist dhe nuk e harron kurre sezonin ne te cilin kemi fituar tre trofe historike praktikisht gjithcka. Masimo Morati nuk mundi ta takonte Murinjon sepse ishte jashte Milanos por vleresoi gjestin e tij ne menyre te vecante idene per te treguar tre gishtat qe simbolizonin tre titujt e fituar ne pankinen zikalter. Mu duk se beri gjene e duhur ka komentuar presidenti i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›