E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti rreh gjyqtarin perjashtohet ekipi shqiptar

Zvicer Bilbili u godit edhe nga babai i lojtarit te KF Bashkimi Flums

Nje skuader shqiptare e cila militon ne kategorite e uleta ne Zvicer eshte perjashtuar nga kampionati pasi nje futbollist i saj ka dhunuar gjyqtarin e ndeshjes. Masa per KF Bashkimi Flums klubin e Kategorise se Peste helvetike do te qendroje ne fuqi per nje afat te pacaktuar pas skandalit ne ndeshjen e fundjaves qe kaloi kunder Rheinekut. Lajmi eshte bere i ditur nga gazeta Blick e cila theksonte se nje futbollist i skuadres shqiptare goditi me grusht gjyqtarin e takimit pasi ky i fundit e ndeshkoi me karton te kuq. Pas agresionit bilbili vendosi te nderpriste ndeshjen nje vendim qe ka acaruar edhe babain e lojtarit i cili ka zbritur ne fushe dhe ka vazhduar punen e nisur nga i biri duke e rrahur arbitrin. Futbollisti 21-vjecar me inicialet B.S. eshte pezulluar me afat te pacaktuar nga aktivitetet futbollistike ne Zvicer minimalisht do te ndeshkohet 36 muaj ndersa babait te tij i eshte ndaluar perjetesisht hyrja ne stadiumet e futbollit ne rajonin Ostshveiz. Per ngjarjen e rende masa jane marre edhe ndaj se gjithe skuadres e cila perbehet nga lojtare qe kane emigruar ne kete vend nga Kosova Mali i Zi dhe Maqedonia ekipi eshte perjashtuar nga kampionati ndersa e ka humbur 0-3 ndeshjen ne tavoline. KF Bashkimi B ndryshe njihej si FC Flums B per shkak te lidhjes qe kishte me skuadren FC Flums. Por pas kesaj ngjarjeje ky klub ka vendosur te nderprese cdo lidhje me ekipin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›